Dërgesa dhe kthimi
Dërgesa
Dërgojmë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut. Pas porosisë e përgatisim pakon dhe e dorëzojmë te posta.
- Kosovë: zakonisht 1–2 ditë pune
- Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut: zakonisht 2–4 ditë pune
Çmimi i dërgesës llogaritet sipas tarifës së postës (shtetit dhe peshës) dhe shfaqet në arkë para se ta konfirmoni porosinë.
Pagesa
Paguani në dorëzim: me para në dorë postierit kur ta merrni pakon. Nuk ju duhet kartë. Për të porositur ju duhet vetëm një llogari falas me email të konfirmuar.
Këmbimi i numrit
Nëse numri nuk ju rri mirë, na kontaktoni brenda 14 ditëve nga marrja e pakos. Këpucët duhet të jenë të pambathura jashtë, në gjendje të re dhe në kutinë origjinale. Ju dërgojmë numrin tjetër sapo ta marrim pakon kthyese.
Kthimi
Keni të drejtë ta ktheni porosinë brenda 14 ditëve pa dhënë arsye. Na kontaktoni në telefon ose e-mail me numrin e porosisë. Pasi ta marrim dhe kontrollojmë mallin, ua kthejmë shumën e paguar.
Produkt me defekt
Nëse produkti ka defekt, na shkruani me foto. E zëvendësojmë ose ua kthejmë paratë – pa kosto për ju.