Pagesa në dorëzim · Dërgesa në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut Pagesa në dorëzim · Dërgesa KS · AL · MK

Dërgesa dhe kthimi

Dërgesa

Dërgojmë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut. Pas porosisë e përgatisim pakon dhe e dorëzojmë te posta.

Çmimi i dërgesës llogaritet sipas tarifës së postës (shtetit dhe peshës) dhe shfaqet në arkë para se ta konfirmoni porosinë.

Pagesa

Paguani në dorëzim: me para në dorë postierit kur ta merrni pakon. Nuk ju duhet kartë. Për të porositur ju duhet vetëm një llogari falas me email të konfirmuar.

Këmbimi i numrit

Nëse numri nuk ju rri mirë, na kontaktoni brenda 14 ditëve nga marrja e pakos. Këpucët duhet të jenë të pambathura jashtë, në gjendje të re dhe në kutinë origjinale. Ju dërgojmë numrin tjetër sapo ta marrim pakon kthyese.

Kthimi

Keni të drejtë ta ktheni porosinë brenda 14 ditëve pa dhënë arsye. Na kontaktoni në telefon ose e-mail me numrin e porosisë. Pasi ta marrim dhe kontrollojmë mallin, ua kthejmë shumën e paguar.

Produkt me defekt

Nëse produkti ka defekt, na shkruani me foto. E zëvendësojmë ose ua kthejmë paratë – pa kosto për ju.

Na kontaktoni

Mësoni të parat për modelet e reja

Një e-mail kur vijnë modele të reja ose oferta. Pa spam – çregjistroheni kur të doni.