Pagesa në dorëzim · Dërgesa në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut Pagesa në dorëzim · Dërgesa KS · AL · MK

Si mund t'ju ndihmojmë?

Përgjigjet për pyetjet më të shpeshta. Nuk e gjeni përgjigjen? Na shkruani ose na telefononi.

Sa kushton dërgesa dhe sa zgjat?
Dërgesa llogaritet sipas tarifës së postës dhe shfaqet në arkë para porosisë. Në Kosovë zakonisht arrin brenda 1–3 ditëve pune, në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut brenda 2–5 ditëve.
Si paguaj?
Mund të paguani në dorëzim (para në dorë kur ta merrni pakon) ose me kartë online kur kjo mundësi është aktive. Në dyqan pranohen para në dorë dhe kartë.
Çka nëse numri nuk më bën?
Numrin mund ta këmbeni. Na shkruani me numrin e porosisë dhe numrin që ju duhet – ju tregojmë hapat.
A mund ta kthej produktin?
Po, brenda afatit të kthimit, nëse produkti nuk është përdorur dhe është në paketimin origjinal. Detajet i gjeni te „Dërgesa dhe kthimi“.
Si e gjej numrin tim?
Te çdo model shënohet nëse del i madh ose i vogël. Nëse jeni në mes të dy numrave, na shkruani gjatësinë e këmbës në cm dhe ju këshillojmë.
Ku është porosia ime?
Pasi të niset, ju dërgojmë email me numrin e ndjekjes. Nëse keni llogari, e shihni statusin te „Llogaria ime“. Ose na shkruani me numrin e porosisë.

Mësoni të parat për modelet e reja

Një e-mail kur vijnë modele të reja ose oferta. Pa spam – çregjistroheni kur të doni.